Kurti: 2024-ta vit i integrimit të qytetarëve në katër komunat veriore

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se viti 2024 është vit i integrimit të qytetarëve serb në katër komunat e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dhënë disa të dhëna rreth integrimit të komunitetit serb në Kosovë.

Kurti përmes një postimi në rrjetin social “X” i njohur si “Twitter” tha se viti 2024 është vit i integrimit.

Ai ka përmendur shifra të pajisjes me dokumente të Kosovës nga qytetaret në katër komunat veriore të banuara me shumicë serbe.

Kurti ka thënë se në pesë muajt e parë të këtij viti janë lëshuar mbi 7 mijë pasaporta të Kosovës, 6.8 mijë letërnjoftime dhe 1.1 mijë patentë shoferë.

“2024 është viti i integrimit. Vetëm në pesë muajt e parë, mbi 7 mijë pasaporta RKS, 6.8 mijë letërnjoftime dhe 1.1 mijë patentë shoferi janë lëshuar në komunat ku komuniteti serb përbën shumicën. Shndërrimi i patentë shoferëve ilegale në RKS po vazhdon dhe po shkon shumë mirë. Po ashtu, 159 biznese të reja janë regjistruar në zyrat e sapohapura të Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve në katër komunat në veri të Kosovës. Ky është rezultat i punës konstruktive mes qeverisë dhe qytetarëve tanë, dhe bindjes së përbashkët se një vend i bashkuar është një vend i fortë”, ka shkruar Kurti të dielën në X.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika