Blair: Kosova shembull për botën, po ndodhin shumë gjëra pozitive

Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Toni Blair, ka deklaruar se në Kosovë po ndodhin shumë gjëra pozitive, të cilat, sipas tij, janë mësim për mbarë botën

Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe gjatë luftës në Kosovë, Tony Blair, pas takimit me presidenten Vjosa Osmani, ka theksuar guximin dhe vendosmërinë e popullit të Kosovës përballë sfidave historike të 25 viteve më parë.

Në një konferencë për medie, Blair ka thënë se vazhdon të ketë të njëjtën bindje si 25 vjet më parë se “duhet të qëndrojmë pranë popullit të Kosovës”.

Sipas tij, në Kosovë janë duke ndodhur shumë gjëra pozitive, të cilat siç ka thënë, janë mësim për mbarë botën.

Ai ka thënë se mezi pret që të vijë dita kur Kosova të zërë vendin në familjen e Kombeve të Bashkuara.

“Është një moment i emocioneve të thella që jam përsëri këtu, dua t’iu bëj nderime popullit të Kosovës për guximin dhe vendosmërinë e tyre, në atë kohë para 25 vitesh, si dhe gjithashtu për vendosmërinë e tyre të palëkundur që ta shohin të mirën, çlirimin para 25 vitesh për njerëzit që jetojnë këtu. Atëherë isha i bindur që ishte gjëja e duhur për ta bërë dhe vazhdoj ta kem këtë bindje që duhet t’i rrimë krah njerëzve të Kosovës në mënyrë që e ardhmja e Kosovës të jetë plotësisht në linjë me meritat e njerëzve të saj. Këtu po ndodhin shumë gjëra pozitive që janë mësim për tërë botën, jo vetëm për popullin e Kosovës, dhe pres me padurim kur Kosova si komb i pavarur dhe sovran zë vendin e duhur në familjen e kombeve dhe si shembull për tërë botën”, ka deklaruar ai.

“Dua edhe një herë të shpreh falënderimin dhe solidaritetin me njerëzit e Kosovës që e kam ndier atë kohë, e ndiej tani, dhe do ta ndiej edhe në të ardhmen”, ka deklaruar tutje Blair, pas takimit me presidenten Osmani.

Osmani i drejtohet Blairit: Ishit hero i popullit të Kosovës, tash jeni hero i paqes

Osmani pret në takim ish-kryeministrin britanik, Tony Blair

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika