Kryeministri Shqipërisë, Edi Rama, ka kujtuar intervenimin e shteteve perëndimore, të cilat ishin të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), për ta ndaluar gjenocidin dhe spastrimin etnik ndaj shqiptarëve, nga aparati shtetëror i Sllobodan Milloshoviq-it, nëpërmjet NATO-s.
Rama në rrjetin e tij, social Facebook ka shkruar se “si sot 23 vjet më parë, me hyrjen forcave të NATO-s u hap një epokë e re për shqiptarët e Kosovës”.
Bombardimet e NATO-s kundër Serbisë nisën më 24 mars 1999 dhe zgjatën 78 ditë.
Pas 78 ditësh të sulmeve, bombardimet u ndërprenë më 10 qershor 1999, me miratimin e Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (OKB).
Ndërhyrja e NATO-s në Kosovë kishte për qëllim ndalimin e spastrimit etnik ndaj kosovarëve. Pas bombardimeve të NATO-s u mundësua kështu, kthimi i mbi 800 mijë refugjatëve kosovarë në vendlindje.