Kurti për Blair-in: Populli i Kosovës do ta kujtojë dhe do t’i jetë mirënjohës

“Populli i Kosovës do ta kujtojë dhe do të jetë mirënjohës përherë për përkushtimin tuaj për drejtësi dhe paqe”, u shpreh kryeministri

Në ditën e 25-vjetorit të përfundimit të fushatës së NATO-s që ndali spastrimin etnik të shqiptarëve në Kosovë dhe në kuadër të nisjes së aktiviteteve në shënimin e çlirimit të Kosovës më 12 qershor 1999, kryeministri Albin Kurti e ka pritur në takim ish-kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Tony Blair, i cili po viziton vendin tonë.

Para këtij takimi, Blair u mirëprit në një seancë solemne në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

“Fillimisht, kryeministri e falënderoi Mbretërinë e Bashkuar dhe Blair për ndihmën dhe kontributin në çlirimin e Kosovës, rolin e tij të rëndësishëm dhe mbështetjen e palëkundur gjatë luftës në Kosovë, e cila çoi në çlirimin e vendit nga pushtuesit serb dhe përkrahjen në etapat e shtetndërtimit të vendit tonë Kryeministri shtoi se është i nderuar të mirëpresë Tony Blair sot, ku shtoi se udhëheqja dhe vendosmëria e tij ishin vendimtare në mbledhjen e mbështetjes ndërkombëtare dhe për të siguruar që drejtësia dhe paqja të mbizotërojnë”, thuhet në njoftim e zyrës së Kryeministrit.

Kurti ka thënë se populli i Kosovës do ta kujtojë dhe do t’i jetë mirënjohës përherë përkushtimit të Blair-it për drejtësi e paqe.

“Populli i Kosovës do ta kujtojë dhe do të jetë mirënjohës përherë për përkushtimin tuaj për drejtësi dhe paqe”, ka thënë Kurti.

“Së bashku, ata kujtuan ngjarjet e rëndësishme që kulmuan me lirinë e Kosovës, duke diskutuar vendimet dhe veprimet kritike të marra gjatë ndërhyrjes së NATO-s në vitin 1999, të cilat ishin kyçe në përfundimin e luftës dhe sigurimin e paqes. Në takim u bisedua edhe për zhvillimet aktuale me ç’rast Kryeministri e njoftoi me progresin e arritur, duke theksuar se Kosova është demokracia më e përparuar e rajonit dhe me rritjen më të madhe ekonomike”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika