Kosova zyrtarisht bëhet pjesë e Koalicionit të Deminimit për Ukrainën

Kosova është bërë zyrtarisht pjesë e Koalicionit të Deminimit për Ukrainën pas nënshkrimit të një marrëveshjeje me Ministrin e Mbrojtjes së Lituanisë, Laurynas Kasciunas. Ky koalicion synon të mbështesë Ukrainën përmes trajnimit në deminim. Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, deklaroi se ky është një hap i rëndësishëm për rolin e Kosovës në sigurinë globale

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se Kosova është bërë pjesë zyrtare e Koalicionit të Deminimit për Ukrainën, pas nënshkrimit të marrëveshjes me ministrin e Mbrojtjes së Lituanisë, Laurynas Kasciunas. Ky koalicion ka për qëllim të ofrojë mbështetje për Ukrainën përmes trajnimit në fushën e deminimit.

Në një postim në Facebook, Maqedonci theksoi rëndësinë e këtij hapi për rolin dhe përfaqësimin e Kosovës në sigurinë globale.

“Kosova bëri një hap të rëndësishëm në përfaqësimin dhe rolin e saj në sigurinë globale. Sot në Bruksel me ministrin e Mbrojtjes të Lituanisë, Laurynas Kasčiūnas, nënshkruam marrëveshjen e përbashkët, sipas të cilës, Kosova edhe zyrtarisht është pjesë e Koalicionit të Deminimit për Ukrainën, duke u bërë kësisoj shteti i 17-të anëtar i këtij koalicioni që ka për qëllim ofrimin e mbështetjes për Ukrainën përmes ofrimit të trajnimit në fushën e deminimit, zotim ky që e kemi dhënë si pjesë e Grupit të Kontaktit për Ukrainën, e që është një hap tjetër i ndërmarrë nga ana e Kosovës për popullin ukrainas, pasi veçse tanimë kemi dorëzuar dy pako mbështetëse ushtarake”, ka shkruar Maqedonci në Facebook.

Maqedonci shtoi se Kosova do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën dhe të qëndrojë përkrah partnerëve të saj në luftën kundër agresionit dhe dhunës.

“Ushtarët tanë do të rreshtohen përkrah partnerëve tanë në këtë front global demokratik kundër agresionit dhe dhunës! Kosova do të vazhdojë të qëndrojë krah Ukrainës, ngase jemi me të drejtën, lirinë e popujve dhe të drejtat demokratike të shteteve”, ka shtuar Maqedonci.

 

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika