Selimi: Në luftimet e 1991 është plagosur rëndë axha im, Vesel Selimi

Në një rrëfim krejtësisht ndryshe, ish-komandati i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylejman Selimit, shpalos detaje nga historia e tij se kur kishte dëgjuar për herë të parë për tri shkronjat e arta UÇK, pastaj se kur u bë pjesë e saj dhe historinë e fillimit të tij si pjesë për të çliruar Kosovën nga okupatori serb.

Sylejman Selimi, ish-komandat i UÇK-së, tha se nga viti 1991 kur ka ndodhur rrethimi i parë i Kullës së Shaban, Hamëz e Adem Jashari dhe luftimi që ka ndodhur atje kanë qenë shkëndijat e para të hyrjes në luftë të tij dhe familjarëve.

Selimi përmend edhe plagosjen rëndë të axhës së tij, Vesel Selimit, te luftimet që kanë ndodhur në Kullën e Jasharëve dhe nismjen e kontakteve të para me grupin e njohur si “Grupi i Prekazit”.

“Në vitin 1991, rrethimi i Kullës së Shaban, Hamëz dhe Adem Jasharit dhe luftimi që ka ndodhur. Këtyre ngjarjeve iu kishin paraprirë shumë demonstratat e asaj kohe dhe zhvillimet e shumta që kanë qenë. Në 81 kur fillojnë luftimet, axha Vesel Selimi i cili kishte shkuar në ndihmë si shumë bashkëqytetarë, shkojmë në Prekaz ku në ato luftime plagoset rëndë axha Vesel. Prej asaj periudhe kemi filluar kontaktet bashkë me Adem Jasharin, Sahit Jasharin dhe grupin e Prekazit në përgjithësi. Prej asaj kohe, ishim me aktivët. Ndërsa, me shkronjat e para të UÇK ishte dy vite më vonë, më 1993”, deklaroi Ish-komandati i UÇK-së, Sylejman Selimi.

Sylejman Selimi ka thënë se disa nga aktorët e parë të themelimit të UÇK-së kanë qenë: Adem Jashari, Sahit Jashari dhe Musë Jashari, duke përfshirë edhe familjet e tyre, si dhe Fadil Kodra, Sami Lushtaku, Besim Rama e Jakup Nura.

Ai ka përmendur se njohja me disa nga anëtarët e parë të UÇK-së kanë qenë pas rrethimit të Kullës së Jasharëve, por edhe gjatë demonstratave të zhvilluara gjatë atyre ditëve.

Selimi: Prej 1991 kam qenë pjesë e grupit të Adem Jasharit

“Grupi i Prekazit përfshin: Adem Jasharit, Sahit Jasharin, Musë Jashari dhe gjithë familja e Shaban e Sahit Jasharit, Fadil Kodrës, Sami Lushtaku, Besim Rama, Jakup Nura etj. Ky ka qenë grupi i parë i UÇK-së”, deklaroi Selimi.

 

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika