Klinaku: Do të ketë pasoja nëse votohet projektligji për pagën minimale

Klinaku nga OVL-UÇK, u ka bërë thirrje deputetëve të pozitës e opozitës, që të mos e miratojnë projektligjin për pagën minimale, sepse sipas tij, do të ketë pasoja

Faton Klinaku, përfaqësues i veteranëve të UÇK-së

Ushtruesi i detyrës i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku, ka njoftuar se të martën e 14 qershorit, do të mbahet seanca e Kuvendit të Kosovës, dhe sipas tij, pikë e rendit të ditës është përsëri miratimi i projektligjit për ndryshimin e ligjeve.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se me anë të këtij ligji, ky pushtet po dëshiron që t’i largojë veteranët e luftës nga lidhja me pagën minimale.

Megjithatë, ka theksuar se nuk mund të organizojnë protestë për nesër, sepse është kohë e shkurtër.

“Mos e miratoni ligjin diskriminues ndaj kategorive të luftës, sepse do t’i bartni pasojat edhe ju, sikur qeveria”, ka shkruar Klinaku.

Sipas tij, nëse ky pushtet e ndryshon ligjin, atëherë do të realizohet edhe protesta.

“Nëse ky pushtet e ndryshon ligjin, ne ju thërrasim për protestë, ku do të qëndrojmë aty deri në realizimin e të drejtave tona”, ka shtuar ai.

Ai u ka bërë thirrje deputetëve të pozitës e opozitës, që të mos miratohet ligji diskriminues ndaj kategorive të luftës, sepse siç thotë ai “do t’i bartni pasojat edhe ju, sikur qeveria”.

“Dyfytyrësia e Glauk Konjufcës! Në njërën anë futet në rend dite projektligji kundër veteranëve, e në anën tjetër shkon t’i vizitojë veteranët që gjenden në paraburgim në Hagë”, ka përfunduar Klinaku.

Ndryshe, më gjashtë qershor, organizatat e veteranëve të luftës kanë mbajtur protestë, për t’i shfaqur pakënaqësitë në lidhje me largimin e tyre nga rritja e pagës minimale.

Shija e redaktorit

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

Të fundit nga rubrika