EURO 2024: Vetëm dy ndeshje sot

Sot në Euro 2024, Grupi F sjell përballjet në mes të Turqisë dhe Gjeorgjisë në orën 18:00 dhe Portugalisë kundër Çekisë në orën 21:00

Foto ilustrim, lojtarët e Portugalisë.

Këtë të martë janë në orar për t’u zhvilluar vetëm dy ndeshje në kuadër të grupeve në Euro 2024 dhe jo tri si në ditët e kaluara.

Pas kompletimit të ndeshjeve të para nga pesë grupet e para, tashmë radhën e ka grupi i fundit, grupi F.

Ky grup do t’i zhvillojë të dy ndeshjet gjatë ditës së sotme, ku orari prej orës 15:00 nuk do të “ekzistojë”.

Ndeshja e parë e ditës do të jetë ajo në mes të Turqisë dhe Gjeorgjisë, e cila do të luhet në ‘Signal Iduna Park’ të Dortmundit nga ora 18:00.

Në ndeshjen e dytë do të luajnë Portugalia me Çekinë, takim i cili do të zhvillohet nga ora 21:00 në ‘Red Bull Arena’ të Leipzigut.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika