Vuçeviq pas takimit me Lajçak: Kurti s’mendon ta formojë Asociacionin

Pas takimit të mbrëmshëm në Athinë me përfaqësuesin special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, kryeministri serb Millosh Vuçeviq ka theksuar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk mendon që ta formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe

Kryeministri serb, Millosh Vuçeviq dhe përfaqësuesi special i BE-së për dialogun Kosovë - Serbi, Mirosllav Lajçak.

Kryeministri serb, Millosh Vuçeviq, pas takimit të mbrëmshëm me përfaqësuesin special të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Mirosllav Lajçak, ka theksuar se përshtypja e tij është se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk do ta formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Në një deklaratë nga Athina, Vuçeviq ka thënë se deri në fund të këtij viti, nuk parasheh planin e aktiviteteve të Kurtit për formimin e Asociacionit.

“Kjo është përshtypja ime, nuk mund të them se është mesazh zyrtar i Mirosllav Lajçakut, por kam krijuar përshtypjen se Kurti nuk mendon ta formojë Asociacionin. Deri në fund të këtij viti askush nuk e sheh as planin e aktiviteteve të tij në formimin e Asociacionit. Kështu që nuk hyj në gjëra të përgjithshme, cila do të ishte përmbajtja e atij Asociacioni”, ka deklaruar ai nga Athina, raportojnë mediet serbe.

Ndërsa, përfaqësuesi i BE-së, Miroslav Lajçak, gjithashtu ka konfirmuar takimin me kryeministrin serb, duke e informuar atë për zhvillimet aktuale në dialogun Kosovë-Serbi dhe për marrëdhëniet e BE-së me Serbinë.

“Në Athinë, u takova me kryeministrin e ri Millosh Vuçeviq. E informova për zhvillimet aktuale në dialog dhe fola rreth marrëdhënieve BE-Serbi”, ka shkruar Lajçak në platformën X.

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika