Deputetja e VV-së i kërkon ShBA-së e BE-së të jenë më të arsyeshme

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbreshë Kryeziu-Hyseni, ka kritikuar DASH-in dhe BE-në, në lidhje me qëndrimet e tyre për dinarin serb.

Kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ua ka dorëzuar raportin lidhur me masat e vendosura ndaj Kosovës më shumë se një vit më parë, vendeve anëtare të BE-së. Në kontekstin e këtij raporti, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, kishte deklaruar se edhe veprimet për mbylljen e njësive të “Bankës Postare Kursimore” të Serbisë në veri të vendit, mund të ndikojë në përmbajtjen e raportit.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, ka kritikuar deklaratat e Stanos, teksa ka theksuar se disa shtete të BE-së mbështesin heqjen e masave ndaj Kosovës.

Kryeziu-Hyseni ka nënvizuar se veprimet e institucioneve kosovare kanë qenë të drejta dhe të nevojshme për të luftuar paligjshmërinë në pjesën veriore të vendit.

“Këtë e ka thënë Peter Stano nëpër deklarimet e tij, nuk është se këtë mendim e kanë përfaqësuesit e disa shteteve të BE-së. Një pjesë e tyre e konsiderojnë që ky ka qenë një veprim i duhur që institucionet e Kosovës e kanë bërë, sepse e kanë luftuar paligjshmërinë që ka ekzistuar në pjesën veriore të Kosovës. Mendoj që kjo është çështje e brendshme e institucioneve tona, nuk do të duhej të dilte në diskutim brenda debateve që krijohen në BE,” ka thënë Kryeziu-Hyseni.

Ajo gjithashtu ka shprehur dyshime në lidhje me raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH) për përdorimin e dinarit serb, duke kërkuar më shumë arsyeshmëri nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe BE-ja.

“Edhe mendimi i DASH-it mund të vijë për shkak se konsultohet prej një grupi të caktuar që mund të jenë të kyçur në krijimin e atij raporti në një moment të caktuar. Por kjo nuk do të thotë që SHBA-ja tërë mendojnë që ky ka qenë një vendim i gabuar ose një veprim i gabuar. Edhe mund të kenë një mendim të tillë dhe mund të dalë një raport i tillë që e kritikon, por unë prapë mendoj që institucionet e Kosovës kanë bërë veprim të duhur. Madje, një veprim i tillë është dashur të bëhet shumë kohë më parë dhe jo t’ju lejohet këtyre institucioneve bankare që vepronin gjatë Kosovës, teksa bazën e kanë jashtë shteti të Kosovës. Këtë veprim nuk do të toleronin kurrë të bëhet në vendin e vet as SHBA-ja e as një shtet i BE-së. Duhet ta shohin situatën më arsyeshëm dhe ta kuptojnë Kosovën në veprime që i bën në këtë drejtim,” ka shtuar ajo.

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika