Takohen liderët institucionalë të shtetit

Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani, kryeparlamentari Glauk Konjufca, kryeministri Albin Kurti dhe zëvendësministrja Donika Gërvalla-Schwarz kanë mbajtur një takim për të diskutuar rreth zhvillimeve të fundit si mbarëvajtjen e procesit të anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare, koordinimin me shtetet mike dhe dialogun me Serbinë

Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani, kryeparlamentari Glauk Konjufca, kryeministri Albin Kurti dhe zëvendësministrja Donika Gërvalla-Schwarz

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka mbajtur të hënën takimin e rregullt koordinues për politikën e jashtme me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, me kryeministrin, Albin Kurti dhe me zëvendëskryeministren, Donika Gërvalla.

‘’Gjatë takimit u diskutua për mbarëvajtjen e procesit të anëtarësimit të Republikës së Kosovës në organizatat ndërkombëtare, koordinimin me shtetet mike, si dhe për zhvillimet e fundit lidhur me dialogun me Serbinë’’, thuhet në postimin e presidencës.

Ndryshe, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, gjatë qëndrimit të saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, javën e kaluar ka takuar Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken dhe zyrtarë të tjerë shtetërorë.

“Shumë e inkurajuar nga një bashkëbisedim i besueshëm, kuptimplotë dhe i përzemërt me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, për sigurinë, bashkëpunimin në Ballkan dhe të ardhmen euro-atlantike të Kosovës”, kishte shkruar Gërvalla në Facebook.

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla dhe Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken

Edhe kryeparlamentari Konjufca, gjatë javës së fundit, ka pasur disa takime të ndryshme në Evropë.

Në Austri, Konjufca është pritur nga zyrtarë të lartë shtetërorë me të cilët ka diskutuar tema të ndryshme.

Kryeparlamentari i Kosovës, Glauk Konjufca dhe kryetari i Parlamentit të Këshillit Kombëtar të Austrisë, Wolfgang Sobotka

“Shpreh mirënjohjen edhe për mbështetjen që aktualisht Austria po i jep procesit të integrimit të Kosovës dhe rajonit të Ballkanit në Bashkimin Evropian”, ka thënë kreu i Kuvendit të Kosovës.

Në kuadër të punimeve të Asamblesë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore në Greqi, Konjufca ka pasur takime me homologun grek.

Dy kryeparlamentarët kanë diskutuar lidhur me zhvillimet globale dhe janë dakorduar se përpjekjet për ruajtjen e paqes duhet të intensifikohen.

Javën që lamë pas, saktësisht të premten e 10 qershorit për vizitë në Kosovë ishte kancelari gjerman, Olaf Scholz, vizitë kjo që u konsiderua historike.

Kancelari gjerman, Scholz arrin në Kosovë

Scholz në konferencën për media pas takimit me Kurtin ka folur për liberalizimin e vizave, dialogun Kosovë-Serbi, marrëveshjen përfundimtare.

Gjatë ditës së martë në Kosovë është paralajmëruar vizita e ministrit të Jashtëm të Austrisë.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika