Fyerjet e sharjet në Kuvend deputetëve do t’u kushtojnë me pagë

Deputetët e komisionit për legjislacion, kanë hartuar një dokument që quhet Kodi i sjelljes së deputetëve. Aty specifikohet saktësisht se çka është shkelje e lehtë e çka e rëndë dhe se si do të ndëshkohen deputetët për sjellje të tilla. Ato do t’i shqiptojë një Komision i Etikës i cili do të kryesohet nga pushteti. Ndërkohë që ky dokument ende nuk ka dal për votim në seancë plenare, por kryesia e Kuvendit e ka miratuar për rendin e ditës

Për skenat e grushteve, e deri tek rastet kur veshjet e deputetëve nuk janë adekuate por edhe përdorimi i telefonit apo edhe laptopit kur shkakton pengimin e seancës plenare të Kuvendit të Kosovës, ligjvënësit pritet që të ndëshkohen.

Kodi i sjelljes së deputeteve të Kosovës i cili po pret që të votohet nga ligjvënësit, parasheh dënime me gjobë për ata që nuk respektojnë këtë kod.

Specifikisht neni 17 dhe 18 i këtij dokumenti tregon se çka konsiderohet shkelje e lehte e çka e rëndë.

  1. Pengimi i mbarëvajtjes së seancës (pasthirma, zhurmimi dhe ndërprerja e fjalës, e të ngjashme; 2. Përdorimi i celularit ose i laptopit, në atë mënyrë që pengon mbarëvajtjen e seancës; 3. Mosrespektimi i Kodit të veshjes për seancat dhe ngjarjet e tjera, ku ai/ajo merr pjesë si përfaqësues i Kuvendit.
  2. Përdorimi i dhunës fizike; 2. Përdorimi i fjalëve, frazave ose sinonimeve që poshtërojnë personat e tjerë ose cenojnë dinjitetin e tyre; 3. Shpërdorimi i pozitës për përfitimin e interesave personale, për interes të një individi, grupeve të biznesit ose të një grupi tjetër, me qellim të përfitimit të drejtpërdrejtë ose të tërthortë; 4. Nxitja e urrejtjes, intolerancës, dhunës, apo ngacmimi seksual; 5. Ushtrimi i presionit ndaj nëpunësve civile dhe punonjësve të tjerë në shërbimet parlamentare, gjatë kryerjes së detyrës së tyre të punës;Disa raste të tilla ka pasur edhe në seanca të këtij legjislativi, siç ka qenë rrahja ndërmjet deputetëve të PDK-së dhe VV-së.

    Për të gjitha këto shkelje të rënda, kur të miratohet Kodi i Sjelljes, deputetëve mund tu kushtojë me mospjesëmarrje në seancë e deri tek përgjysmimi i pagës.

    Vërejtje me shkrim; 2. Në rast të shkeljes së rendë të përsëritur, deputetit/tes i shqiptohet vërejtje me shpallje publike në ueb faqen e Kuvendit të Kosovës dhe deklarim të shkeljes në seancën e ardhshme të Kuvendit: 3. Suspendimi nga pjesëmarrja deri në tri (3) seanca plenare, varësisht nga niveli i shkeljes se kodit. 4. Suspendimi nga pjesëmarrja deri në tri (3) mbledhje të komisioneve, varësisht nga niveli i shkeljes së kodit 5. Sanksionet financiare që përfshinë deri ne 50% të pagës bazë;

    Ndërkohë, që këto dënime  për sjellje joparlamentare deputetëve do t’ua shqiptojë një komision që do të krijohet pas miratimit në seancë të këtij dokumenti.

    Komisioni i Etikës siç është vendosur që të quhet do të udhëhiqet nga partia në pushtet kurse pozita e nënkryetarit/res do t’i takoj opozitës.

    Në këtë dokument që është propozuar nga deputeti Besnik Tahiri, deputetët do të ndëshkohen edhe kur keqpërdorin resurset e Kuvendit përfshirë edhe stafin e Kuvendit por edhe për raste të ngacmimeve seksuale.

 

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika