Ndeshja me Spanjën, Rama: Forca shqipe, sot përballemi me skuadrën më të frikshme të grupit

Kombëtarja e Shqipërisë do të përballet sonte me Spanjën në EURO 2024, dhe kryeministri Edi Rama ka shprehur mbështetjen e tij të plotë për ekipin shqiptar që e pret një sfidë e madhe në mbrëmje

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama

Në mbrëmjen e sotme, kombëtarja e Shqipërisë do të përballet me Spanjën në kuadër të Kampionatit Evropian (EURO 2024). Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka shprehur mbështetjen e tij për ekipin përmes një postimi në Facebook, duke theksuar arritjet e skuadrës shqiptare në grupin B, i cili është konsideruar nga shumë si “grupi i vdekjes”.

Në postimin e tij, Rama ka thënë se përballja me Spanjën është një sfidë e madhe dhe në letër duket e pamundur, por theksoi se futbolli është i paparashikueshëm dhe se lojtarët kuqezinj duhet ta shijojnë këtë moment të veçantë.

“Askush nuk do ta besonte me mendje – me zemër tjetër punë – që në ndeshjen e tretë të grupit në EURO2024, Shqipëria do të ishte ende në lojë e që ndërkohë do të ishte e treta, jo e fundit në atë që është quajtur botërisht si ‘grupi i vdekjes’. Eksperienca shumë më e madhe e rivalëve në dy ndeshjet e para bëri të sajën kundër nesh, se përndryshe pozicioni ynë sot mund të kishte qenë edhe më i favorshëm. Po ky është futbolli dhe çdo pishman i sotëm është eksperiencë për të nesërmen.

Sot përballemi me skuadrën më të frikshme të grupit në një mision që në letër është 100% i pamundur. Por, topi është i rrumbullakët dhe në darkë të 12 lojtarët kuqezinj, ata në fushë dhe lojtari ynë i 12-të në shkallët e stadiumit, një ndër më fantastikët e këtij Evropiani, nuk kanë absolutisht asgjë për të humbur, po vetëm duhet të luajnë e ta shijojnë deri në fund këtë moment magjik që kanë krijuar vetë”, ka shkruar Rama në Facebook.

Pavarësisht rezultatit të ndeshjes, Rama është i sigurt se kombëtarja shqiptare do të dalë me kokën lart dhe me një përvojë të çmuar nga ky kampionat.

“Cilidoqoftë rezultati i ndeshjes me Spanjën, Kombëtarja jonë e re do të dalë me kokën lart e me një eksperiencë shumë të çmuar në nivelet më të larta sportive, e cila do t’i shërbejë që të rritet, të fitojë besimin dhe personalitetin e domosdoshëm për t’u përballur me sukses në sfidat e këtyre niveleve, duke na dhuruar të tjera kënaqësi të veçanta si kjo e EURO 2024-ës”, ka shtuar Rama.

 

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika