Toci: Rutte është kandidati i duhur që të jetë në krye të NATO-s

Çlirim Toci, kolonel shqiptar në Estoni

Mark Rutte do të jetë sekretari i ardhshëm i Përgjithshëm i NATO-s, pasi të 32 anëtarët e aleancës ranë dakord që kryeministri holandez në largim do të pasojë Jens Stoltenberg.

Çlirim Toci, koloneli shqiptar në Estoni, zgjedhjen e Rutte e sheh të duhur.

“Zgjedhja e Mark Rutte sipas mendimit tim dhe të analistëve që merren me çështjen e sigurisë së mbrojtjes por edhe me NATO-n thonë që zotri Mark Rutte është kandidatura e duhur,” tha Toci në “FIVE”.

Toci thotë se Rutte ka një politikë të gjatë 14-vjeçare e gjë që sipas tij e bën kandidatin e duhur për sekretar të përgjithshëm.

“Gjithmonë kreu i NATO-s, pra sekretari i përgjithshëm iu takon vendeve anëtare të NATO-s nga Evropa, pra jo SHBA dhe Kanadasë, dhe zotri Mark Rutte konsiderohet si një nga kandidatët më të mirë në mes tridhjetë kryeministrave të tjerë të vendeve anëtare të NATO-s, për arsye se Rutte ka një politikë 14 vjet dhe gjatë gjithë kohës është dashur të negociojë me forca të ndryshme politike në Holandë për të krijuar një qeveri dhe për të udhëhequr Holandën,” shtoi Toci.

Sipas kolonelit, Rutte përveç si poltiikan ka një eksperiencë edhe në fushën diplomatike gjë që sipas tij është me rëndësi.

“Është e rëndësishme për sekretarin e ri të përgjithshëm të NATO-s, ai ka aftësi negociuese këtë e ka treguar gjatë karrierës dhe kjo është e rëndësishme.”

Shija e redaktorit

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Ekspozita “Ngjyrat e Lirisë” hapet në Prishtinë, arti në shërbim...

Platforma qytetare “Liria ka Emër” ka hapur sot në FLORI Gallery, në Prishtina Mall, ekspozitën “Ngjyrat e Lirisë”, një aktivitet artistik kushtuar luftës së...

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Të fundit nga rubrika