“Trafiku Urban”: Thellësisht të tronditur me aksidentin e djeshëm ku mbeti një i vdekur e 14 të lënduar

Autobusi i “Trafikut Urban” është përplasur me një veturë dje ku mbeti i vdekur shoferi i veturës, ndërsa udhëtarët e lënduar janë liruar nga QKUK-ja të enjten në mbrëmje

“Trafiku Urban” është shprehur i tronditur me aksidentin që ndodhi dje në Keqekollë të Prishtinës, ku mbeti një i vdekur e 14 të lënduar në të cilin ishte i përfshirë një nga autobusët publikë të Prishtinës.

Autobusi nga “Trafiku Urban” është përplasur me një veturë dje ku mbeti i vdekur shoferi i veturës, ndërsa udhëtarët e lënduar janë liruar nga QKUK-ja të enjten në mbrëmje.

“Jemi thellësisht të tronditur nga ngjarja tragjike e ndodhur mbrëmë në Keqekollë, ku nga aksidenti mes një veture dhe autobusi të Trafikut Urban, humbi jetën shoferi i veturës, dhe u lënduan 14 udhëtarë. Gjendja e të lënduarve është stabile dhe mbrëmë janë liruar nga QKUK-ja. Ndërmarrja shpreh ngushëllimet më të thella familjarëve të viktimës për humbjen e më të dashurit të tyre dhe uron shërim të shpejtë për të lënduarit!”, thuhet në reagimin e “Trafikut Urban” në Facebook.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika