Daku pas Euro 2024: Jam i turpëruar – ishte një akt i tmerrshëm, nuk më bën të lumtur

Mirlind Daku ishte prej atyre që bëri bujë gjatë Euro 2024 për veprimin që e bëri pas takimit Shqipëri – Kroaci. Daku mori altoparlantin dhe nisi një këngë fyese ndaj serbëve e maqedonasve. Momenti u incizua dhe më pas Daku u dënua me dy ndeshej moslojë nga UEFA

Mirlind Daku

Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Mirlind Daku, ka thënë se ndihet “i turpëruar” për veprimin që e bëri pas takimit Shqipëri – Kroaci, meqë mori altoparlantin dhe nisi një këngë fyese ndaj serbëve e maqedonasve.

“Isha në qendër të një skandali, për të cilin jam i turpëruar. Nuk kam dashur të nxisë një situatë të tillë, pa përmendur që kjo ngjalli valë reagimesh në media. Çdo gjë doli nga kontrolli. Pas gjërave si kjo, gjithnjë filloj të stresohem”, tha Daku për mediumin rus “Sport-Express”.

Tutje, futbollisti nga Gjilani, ka potencuar se pas ndeshjes së parë me Italinë, mbrojtësi Elseid Hysaj mori kritika të shumta nga tifozët dhe mediat, andaj kishte shkuar te tifozët për ta përkrahur bashkëlojtarin e tij.

“Pas ndeshjes me Kroacinë desha ta mbështesë Hysajn dhe shkova me të në tribunën që tifozët ta pranojnë dhe ta mbështesin. Menjëherë e kuptova se çfarë kisha bërë. Kisha thënë gjëra të papërshtatshme. U trondita që u ekspozova ndaj emocioneve” tha ai.

Sulmuesi ka thënë se ky është njëri prej momenteve më të vështira në karrierën e tij, derisa ka shtuar se “nuk kam urrejtje ndaj askujt, pavarësisht nga kombësia”.

“Gjëja kryesore që mësova për veten time është se një veprim i pamenduar mund të çojë në pasoja negative. Gjithçka për të cilën keni punuar shumë mund të shkatërrohet në një çast. E kuptoj negativitetin ndaj meje që ka shkaktuar situata”, shtoi.

“Ajo që ndodhi u bë një mësim për mua. Ndonjëherë, nga emocionet njerëzit mund t’i lejojnë vetes të thonë gjëra të panevojshme”, shtoi ai.

Ndryshe, klubi i tij, Rubin Kazan, ka njoftuar se do ta dënojë futbollistin, derisa Daku ka theksuar se klubi i ka dhënë pushim disa ditë.

“Më dhanë një pushim të shkurtër pas kombëtares. Duhet të fokusohemi te puna. Do të përpiqem t’ia dëshmojë të gjithëve se kjo nuk do të më ndodhë në të ardhmen”, potencoi ai.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika