Haxhiu shkarkon zyrtaren e panelit që liroi me kusht të dënuarin për vrasje dhe ish-dëshmitarin në rastin Dehari 

Ministria e Drejtësisë ka larguar Argjira Asllanin nga Paneli për Lirim me Kusht për vendimin që mori ky panel për lirimin me kusht të Luz Allakajt, i dënuar për vrasje në Marmull të Gjakovës.

Ministria e Drejtësisë ka njoftuar se ka larguar anëtaren e Panelit për Lirim me Kusht, Argjira Asllani, e cila ishte pjesë e vendimit për lirim me kusht të Luz Allakajt, një i dënuar për vrasje në Marmull të Gjakovës rreth 10 vjet më parë.

Allakaj, i cili ishte dëshmitar në rastin e ish-aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Deharit, kishte marrë një lehtësim të dënimit për tre vjet e gjysmë nga ish-presidenti Hashim Thaçi në vitin 2020, një veprim që atëherë ishte kritikuar ashpër nga Vetëvendosja.

“Zonja Argjira Asllani nuk është më zyrtare e Ministrisë së Drejtësisë nga 1 maji i këtij viti. Pesë ditë pasi mua më ka ardhur raporti nga Paneli për Lirim me Kusht. Kur e kam parë emrin e Luz Allakajt kam vlerësuar që duhet ndryshuar vendimin për emërimin e saj. Gjegjësisht, ajo nuk është më anëtare as e Panelit për Lirim me Kusht e as zyrtare e MD-së,” thuhet në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë.

 

 

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika