Rama dhe Abazoviq nisen drejt Kievit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i shoqëruar nga kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, janë nisur drejt kryeqytetit të Ukrainës, Kiev

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është nisur drejt kryeqytetit të Ukrainës, Kiev.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Rama ka njoftuar se do të shoqërohet nga kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq.

“Për Kiev me ftesë të Presidentit Zelensky”, ka shkruar Rama.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, nisen drejt Kievit

Ndryshe, më tre maj të vitit 2022, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, në adresimin e tij para deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, kishte thënë se qëndrimi i Shqipërisë ndaj popullit të Ukrainës e bën atë të kujtojë Nënë Terezën.

Zelenskyy i është drejtuar Shqipërisë në vazhdën e adresimeve që ai ka bërë që nga fillimi i luftës, nëpër parlamente të vendeve evropiane dhe vendeve të tjera aleate, të cilat e kanë përkrahur vendin e tij në përballjen me pushtimin rus, të nisur më 24 shkurt.

Ai fjalën e tij e kishte nisur me një urim për festën e Fiter Bajramit për të gjithë besimtarët myslimanë.

“Kërkoj t’i kufizoni ardhjet e turistëve rusë, se nuk mund ta dimë kush erdhi te ju sot. Sado e vështirë të jetë, duhet të kufizohet tërësisht tregtia me Rusinë. Kërkoj t’i mbyllni portet për anijet ruse”, tha ai.

Zelenksy ka falënderuar Qeverinë shqiptare për mbështetjen dhe ndihmën e saj drejt Ukrainës.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky

Zelensky paraqiti një pamje mbi rëndimin e situatës në Ukrainë, ku forcat pushtuese ruse nuk po e kursejnë as popullsinë civile.

“Rusia i ka shndërruar gjithë ditët tona në një rrezik vdekjeprurës. 120 fëmijë u vranë e 420 të tjerë u plagosën. Në qytetin tonë më të madh në lindje 1/5 nga të gjitha shtëpitë është shkatërruar tashmë. Nuk ka ndërtesa të pashkatërruara. Asnjë ndërtesë, imagjinoni”, është shprehur ai.

Sipas tij, ushtria ruse ka një metodë të veçantë të luftimit edhe në zona të ftohta, teksa shtoi se pushtuesit nuk kanë lejuar as të varrosen trupat e vrarë.

Shija e redaktorit

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Dita e fundit e Panairit të Librit në Tiranë, “Dukagjini”...

Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia Botuese Dukagjini ka rrëmbyer vëmendjen e vizitorëve...

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Të fundit nga rubrika