“Pretendimet e Vuçiqit për dronët”, Zeka: Serbia po luan rolin e viktimës, të mos biem në grackën e saj

Ish-zv.ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Izmi Zeka ka thënë se deklarata e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq në lidhje me pretendimet e tij se dronët “Bayraktar” të Kosovës qëndruan mbi ajër për t’i zbuluar pozicionet e ushtrisë serbe nuk është befasi dhe se politika të tilla priten gjithmonë nga Serbia.

Në emisionin “Rreth e Rrotull”, Zeka ka thënë se Serbia po luan rolin e viktimës në këtë rast duke përdorur politikë kontinuele në raport me Kosovën pasi “e di shumë mirë që Kosova është e humbur për ta”.

Sipas Zekës, Kosova duhet të fokusohet në kryerjen e detyrave të veta dhe të mos merret fare me Serbinë.

“Qeveria duhet të ketë kujdes që të mos bien në grackë të këtyre politikave. E gjithë politika, nuk është në favor të Serbisë, çështja e sistemit të mbrojtjes së dronëve është çështje e brendshme e secilit shtet. Shteti i Kosovës duhet të jetë vigjilent. Duhet të fokusohemi në çështjet tona dhe të jemi në koordinim me ndërkombëtarët”, ka deklaruar Zeka.

Ministria e Mbrojtjes së Kosovës dje ka mohuar deklaratat e presidentit serb Aleksandër Vuçiq se gjoja “dronët Bayraktar kanë vëzhguar lëvizjet e ushtrisë serbe”.

Nga ky departament thuhet se Forcat e Sigurisë së Kosovës nuk koordinojnë operacionet me dron jashtë kufijve të Kosovës.

Ministria e Mbrojtjes ka theksuar se qëllimi i kapaciteteve të saj është të mbështesë operacionet brenda territorit të Kosovës.

“Kjo njësi është projektuar për të përdorur avionë pa pilot dhe normalisht kryen operacione edhe me dron TB2. Nuk ka asnjë lajm që ne të kryejmë operacione jashtë kufijve të Kosovës apo të koordinojmë me dikë. Qëllimi i kapaciteteve tona ajrore është të mbështesim operacionet në territorin e Kosovës”, kishte thënë Ministria e Mbrojtjes në një përgjigje për The Geopost.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka pretenduar se dronët “Bayraktar” TB-2 të cilët Qeveria e Kosovës i ka blerë nga Turqia, më 5 dhe 6 qershor janë ngritur në lartësi prej 5800 metra me synimin për të vëzhguar pozicionin e ushtrisë serbe.

“I kemi shikuar si pëllëmbën e dorës dhe po të ishte ndonjë kohë tjetër nuk do të qëndronin gjatë në ajër, pasi është hapësira ajrore nën kontrollin e KFOR-it, ne e respektojmë hapësirën e KFOR-it, ata po bëjnë punën e tyre, ne po bëjmë tonën”, ka deklaruar Vuçiq, raportuan mediat serbe.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika