Miftaraj: Qeveria ka probleme serioze në ligjet bazike

Ehat Miftaraj, Drejtori i Institutit për Drejtësi në Kosovë, kritikoi ashpër qeverinë e Kosovës për problemet serioze në miratimin e ligjeve bazike dhe mungesën e një strategjie kundër korrupsionit.

Drejtori i Institutit për Drejtësi në Kosovë, Ehat Miftaraj, ka shprehur shqetësimet e tij rreth Qeverisë Kurti dhe problematikave me të cilat po përballet ajo.

Sipas Miftaraj, qeveria ka probleme serioze në miratimin e ligjeve bazike, të cilat shpesh herë shoqërohen me mungesë ekspertize dhe arrogancë. Ai ka theksuar se jo rrallë herë ka qëllime të këqija në procesin e miratimit të ligjeve.

“Kemi qeverinë që është jetim e cila do të thotë në ligjet bazike po ka probleme serioze, qoftë të ekspertizës, ka shumë arrogancë, por jo rrallë herë ne shohim që ka edhe qëllime të këqija në miratimin e ligjeve”, ka thënë ai.

Miftaraj gjithashtu paralajmëroi për zgjedhje të mundshme të parakohshme dhe shprehu skepticizëm për planprogramin aktual të qeverisë, duke e cilësuar atë si të pastrukturuar dhe të paqëndrueshëm.

Ai kritikoi ashpër fushën e drejtësisë dhe ekonomisë, duke theksuar se qeveria ka mungesë të skajshme të përvojës dhe ekspertizës.

“Zgjedhjet do ti kemi me siguri në vitin e ardhshëm nëse nuk kemi zgjedhje të parakohshme, ne si IKD jemi duke bërë një analizë të planprogramit të qeverisë dhe e shohim sa është mbush programi. Në fushat e drejtësisë është dështim total, është regres jemi shumë më keq se që kemi qenë, në ekonomi jemi shumë keq, nëse shohim agjendën legjislative të këtyre 4 viteve kanë një plan të punës i cili është pa pikë koncepti, është ndër qeveritë e rralla që agjenda legjislative ndërrohet disa herë brenda vitit, kjo simptomë është se nuk kanë pasur përvojë në qeverisje”.

Në lidhje me korrupsionin, Miftaraj tha se Kosova nuk ka një strategji kundër korrupsionit që nga viti 2019, dhe se kryeministri Albin Kurti nuk ka arritur ta miratojë një të tillë që nga ardhja e tij në pushtet në vitin 2020.

Ai vuri në pah se dështimi kryesor në sundimin e ligjit është sistemi prokurorial.

“Kosova nuk ka strategji kundër korrupsion prej vitit 2019, Albin Kurti prej vitit 2020 që është në pushtet nuk ka arrit me miratu një strategji kundër korrupsion. Dështimi i Kosovës në sundimin e ligjit, adresa kryesore është ky sistem prokurorial”, ka shtuar Miftaraj në në Blic Interview me Astrit Gashin.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika