Arrestohen tre persona dhe më pas lirohen pasi që dyshohen se sulmuan policin në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se një polic ka marrë trajtim mjekësor pasi ishte sulmuar nga një person në Lagjen e Spitalit në Prishtinë, derisa dy të tjerë e kishin penguar policinë në kryerjen e detyrës

Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka njoftuar se një polic ka marrë trajtim mjekësor pasi ishte sulmuar nga një person në Lagjen e Spitalit në Prishtinë, derisa dy të tjerë e kishin penguar policinë në kryerjen e detyrës.

Në njoftim thuhet se të dyshuarit janë liruar për të vazhduar në procedurë të rregullt.

“Janë arrestuar  tre të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi njëri nga ta kishte sulmuar fizikisht zyrtarët policorë, kurse dy të tjerët i kishin penguar policët në kryerje të detyrës. Si pasojë e sulmit fizik, një zyrtar policor ka pësuar lëndime trupore për çka dhe ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, ka njoftuar policia.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika