Gjatë 2024 janë realizuar gjithsej 30 ekstradime, në Kosovë erdhën 19 të kërkuar

Gjatë vitit 2024 sipas Ministrisë së Drejtësisë, janë ekstraduar 19 persona në Kosovë pas urdhër arresteve të lëshuara, kurse Kosova në drejtim të shteteve që ka marrëdhënie bilaterale ka ekstraduar 11 persona. Njohësit e sistemit të drejtësisë thonë që jo të gjitha shtetet bashkëpunojnë me Kosovën në këtë fushë

Ministria e Drejtësisë

Kosova ani pse nuk është e anëtarësuar në organizatën “INTERPOL”, arrin të lëshoj urdhërarreste ndërkombëtare përmes zyrës së UNMIK-ut në Kosovë.

Kjo mundëson që personat që kanë kryer ndonjë krim eventual brenda territorit të Kosovës të ndiqen edhe jashtë tij.

Megjithatë, organet e rendit në Kosovë arrijnë edhe të kapin persona që shtetet e tjera kanë lëshuar urdhra të tillë, e që ata gjenden në Kosovë, për t’i ekstraduar më pas.

E sipas Ministrisë së Drejtësisë, numri i personave që janë ekstraduar në Kosovë është më i madh.

“Nga shtetet tjera në Kosovë janë ekstraduar 19 persona, ndërsa nga Kosova në shtetet tjera janë ekstraduar 11 persona. Gjithashtu, gjatë periudhës së njëjtë të vitit të kaluar kemi pas 21 ekstradime të realizuara, çka nënkupton se ka rritje të numrit të ekstradimeve krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar,” thuhet nga Ministria e Drejtësisë.

Avokati Asdren Bytyqi, thotë se marrëveshjet për ekstradim Kosova i ka me një numër të caktuar shtetesh.

“Para se organet e rendit tona kryejne ndonjë kërkesë për ekstadimit, fillimisht duhet të ketë raporte apo fillimisht marrëveshje reciproke të ekstradimit  me ato shtete, pra marrëveshje bilaterale për ekstradimin e atyre personave dhe të dyshuar edhe të dënuar,” thotë Bytyqi.

Ndërkohë, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi  tregojnë procedurat që duhet ndjekur, një shtet në rastet e tilla.

Në momentin kur institucionet në Kosovë, e kuptojnë që  një person që është duke i ikur drejtësisë gjindet në një vend të caktuar,  fillimisht prokurori i rastit, bënë kërkesë për ekstradim të gjykata kompetente, pastaj ajo e drejton tek Ministria e Drejtësisë, ku këta të fundit kontaktojnë Ministrinë e Drejtësisë së shtetit përkatës, tha Ehat Miftaraj, Instituti i Kosovës për Drejtësi.

Kosova nuk ka raporte bilaterale për ekstradim me disa shtete, përfshirë me ato të rajonit, Serbinë dhe Bosnje Hercegovinën, ani pse ka pasur kërkesa drejtuar vendeve.

Shija e redaktorit

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Të fundit nga rubrika