Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Gjykimi ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së në Hagë do të vazhdojë këtë të hënë, ku pritet të vazhdojë dëshminë e tij Bislim Zyrapi

Në Gjykatën Speciale në Hagë këtë të hënë do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së, i njohur si rasti “Thaçi dhe të tjerët”.

Ky proces gjyqësor pritet të zhvillohet me fillim nga ora 09:00 dhe të zgjasë deri në ora 16:30.

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka thirrur për dëshmi dëshmitarin tjetër në rastin e krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në Hagë.

Sipas njoftimit të ZPS-së, ky dëshmitar ka përkrahur Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Ndërkaq, dëshmitari Bsilimi Zyrapi ende nuk e ka përfunduar dëshminë e tij dhe do të vazhdojë të hënën e 8 korrikut.

Ndryshe, Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022, ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.

Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit  të Specializuar kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.

Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Rexhep Selimi më 11 nëntor.

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020.

(VIDEO) Zyrapi konfirmon se Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së s’kishte plan dhe politikë përndjekje apo abuzimi me të drejtat e njeriut

Dëshmitari i radhës në rastin e krerëve të UÇK-së, përkrahës i LDK-së

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika