Kelmendi – Gashit: Po shpif kundër xhamive, e s’po përmend kishën e Millosheviqit në kampusin e UP-së

Ish-zëvendësministri Milazim Gashi ka deklaruar se disa xhami në Kosovë janë financuar nga Serbia. Kjo deklaratë ka nxitur reagime të shumta, duke përfshirë një padi të paralajmëruar nga Bashkësia Islame e Kosovës (BIK).

Në emisionin “Debat Plus”, kryetari i Partisë Fjala, Gëzim Kelmendi, ka kundërshtuar ashpër pretendimet e Gashit, duke i quajtur shpifje.

Kelmendi akuzoi Gashin për bashkëpunim të fshehtë me Serbinë dhe se po ia bën “argatin” shtetit serb.

“Shpifjet e tilla, si të këtij ish-zëvendësministri, janë të papranueshme. Gashi nuk ka përmendur kurrë kishën e Millosheviqit në oborrin e Universitetit të Prishtinës, por merr guximin të besojë në letra të ulëta. Kam menduar se ai është keqinformuar, por kur dëgjova deklaratat e tij kundër komandantëve të UÇK-së dhe xhamive, e kuptova se kemi të bëjmë me dikë që ka urrejtje dhe përpiqet ta mbulojë atë me petkun e islamit tradicional”, ka thënë  Kelmendi.

 

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika