Kosova – pjesë e takimit të ministrave të NATO-s për mbrojtjen e Ukrainës

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka njoftuar se bashkë me gjeneralmajor Bashkim Jasharin, këtë të mërkurë kanë udhëtuar në Bruksel për të marrë pjesë në takimin mujor të Grupit të Kontaktit të Mbrojtjes së Ukrainës (UDCG)

Armend Mehaj

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka njoftuar se Kosova do të marrë pjesë në takimin mujor të Grupit të Kontaktit të Mbrojtjes së Ukrainës (UDCG), të organizuar nga Sekretari i Mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Lloyd J. Austin III.

Siç ka theksuar Mehaj, Kosova qëndron fuqishëm përkrah SHBA-së dhe aleatëve të saj në Grupin e Kontaktit të Mbrojtjes së Ukrainës.

Lloyd J. Austin III

Takimi mbahet në Bruksel.

“Pjesëmarrja jonë, bashkë me rreth 50 ministra e shefa të mbrojtjes të vendeve anëtare e partnere të NATO-s, në grup të nivelit kaq të lartë, është tregues i fuqishëm i besimit të ndërsjellë dhe partneritetit të fuqishëm të SHBA-së dhe aleatëve të saj në Kosovën”, ka shkruar ai në rrjetin social Facebook.

Ministri Mehaj, ka theksuar se sekretari i Mbrojtjes të SHBA-së, Lloyd J. Austin III, e ka ftuar dhe organizuar takimin e radhës të Grupit të Kontaktit të Mbrojtjes së Ukrainës për të koordinuar ndihmën për mbështetjen e Ukrainës për mbrojtje nga pushtimi i paprovokuar rus.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe gjeneralmajor Bashkim Jashari

Shija e redaktorit

Libraria Dukagjini sjell promovimin e librit “Një Ditë Tjetër” të...

Të hënën, më 2 shkurt, ora 17:00 tek Libraria Dukagjini në Sheshin Nënë Tereza, në Prishtinë, hap dyert për promovimin e librit më të...

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Kosova ndër shtetet themeluese të Bordit të Paqes, nënshkruan Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nënshkruar në themelimin e Bordit të Paqes, iniciativë kjo e udhëhequr nga presidenti amerikan, Donald Trump. Osmani gjatë momentit...

Të fundit nga rubrika