Kosova me hapa të sigurt drejt NATO-s, por larg anëtarësimit  

Kosova po konsiderohet në rrugë të drejtë rreth anëtarësimit në NATO. Megjithatë ish-ushtarakë dhe deputetët e shumicës parlamentare hezitojnë të  parashikojnë periudhë kohore brenda së cilës Kosova mund të bëhet pjesë e aleancës ushtarake. Kjo edhe për shkak të rastit të Ukrainës.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me ftesë të Presidentit të SHBA-së, Joe Biden ka përfaqësuar Kosovën në aktivitetin përmbyllës të Samitit të NATO-s në Washington.

Pjesëmarrjen në këtë aktivitet të aleancës më të madhe ushtarake në botë, shefja e shtetit e ka vlerësuar të një rëndësie të veçantë për Kosovën.

Megjithatë, rruga drejtë anëtarësimit në organizatën veriatlantike po duket e gjatë për deputetët e mazhorancë, përkundër hapave pozitiv.

“Nëse Ukrainës është caktuar një kohë 10-vjeçare për anëtarësim në NATO unë nuk mund të them një kohë të saktë për Kosovës se kur do të anëtarësohet, edhe pse natyrshëm Kosova mund t’i jap eksperiencat e saj në fushën e deminimit dhe kërkimshpëtimit”, ka thënë deputeti Arber Rexhaj.

Por, çka mendon ish-ushtaraku Afrim Veseli në këtë drejtim?

“Kosova është duke punuar mirë dhe do anëtarësohet në NATO, për kohën vështirë të flitet sepse janë një sërë procedurash, por që jemi në rrugë të mirë”, ka thënë Veseli.

I njëjti e vlerëson të rëndësishme që Forca e Sigurisë së Kosovës po i rrit vazhdimisht kapacitetet e saj.

“Ne po investojmë në FSK edhe po ka blerje të reja të paisjeve ushtarake, ajo çka duhet të ndodh o ndodh, edhe nëse mbesim pa para atëherë duhet edhe të kërkojmë nga aletarët tanë”, ka shtuar Veseli.

Forca e Sigurisë së Kosovës shpesh herë merr pjesë në aktivitete dhe stërvitje brenda dhe jashtë Kosovës, së bashku më pjesëtarë të NATO-s.

Shija e redaktorit

Ekspozita “Ngjyrat e Lirisë” hapet në Prishtinë, arti në shërbim...

Platforma qytetare “Liria ka Emër” ka hapur sot në FLORI Gallery, në Prishtina Mall, ekspozitën “Ngjyrat e Lirisë”, një aktivitet artistik kushtuar luftës së...

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

Të fundit nga rubrika