“Tash kemi rritje ekonomike e stabilitet institucional”, Kurti liston arsyet pse nuk duhet lënë Kosovën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e 55-të të Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje ka numëruar një mori arsyesh për të cilat sipas tij nuk duhet të lëshohet Kosova.

Ai ka thënë se tashmë vendi ka rritje ekonomike e stabilitet institucional me qeverisje të duhur e me sundim të ligjit duke thënë se këto nuk janë vetëm arsye për të mos lënë Kosovën por edhe për ata që janë jashtë vendit të kthehen në atdhe.

“Tash kemi rritje ekonomike dhe stabilitet institucional, progres shoqëror me qeverisje të mirë, sundim të ligjit e shtrirje të sovranitetit. Këto janë arsye jo vetëm për të qëndruar në Kosovë, por edhe për tu kthyer në atdhe”, ka deklaruar Kurti.

Sipas Kurtit, vrima nga e cila rridhte buxheti i qeverisjes tani po mbyllet përgjithmonë.

“Në këtë gjashtëmujor të parë filloi edhe regjistrimi i energjisë elektrike në katër komunat në veri të Kosovës, dhe inkasimi për konsum të energjisë. Në fushën e energjisë patëm hapa të rëndësishëm, sa janë edhe historike. Më në fund, e pas një kohe shumë të gjatë, me dekada e jo me vite e muaj, vrima prej të cilës rridhte pa ndërprerë e pa masë paraja e buxhetit tonë, po mbyllet njëherë e përgjithmonë”, ka potencuar Kurti.

Në fjalimin e tij, shefi i ekzekutivit ka falënderuar edhe popullin për siç thotë ai për mbështetjen e dhënë.

Kurti ka theksuar se populli ia del edhe pa politikën e qeveritë, por sipas tij, politika e politikanët nuk kanë kuptim pa popullin.

“Populli ia del edhe pa politikën e qeveritë, por politika e politikanët, qeverisja e kuvendi, nuk kanë as kuptim pa popullin, në shërbim të së cilit është Lëvizja jonë e dashur, Vetëvendosje”, ka vijuar Kurti.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika