MRSH-i miraton Ligjin e ri për Edukimin në Fëmijërinë e Hershme

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës “Arbërie Nagavci” në Ligjin e ri për Edukimin në Fëmijërinë e Hershme ka kontribuar në parafillore për një avancim më të mirë

MASH në nje konferenc për miratimin e Ligjit për Edukimin në Fëmijërinë e Hershme

Edukimi i hershëm i ndihmon vogëlushët në zhvillimin socio-emocional, kognitiv dhe motorik, si dhe ndikon pozitivisht në mirëqenien të tyre. Në bazë të kësaj Ministrja Arbëria në një postim në Rrjetin social “Facebook” ka shkruar për Ligjin e ri për Edukimin në Fëmijërinë e Hershme.

“Ligji i ri për Edukimin në Fëmijërinë e Hershme është një hap i rëndësishëm, e po kaq i rëndësishëm është bashkëpunimi i të gjithë akterëve përfshirë prindërit, edukatorët, mësimdhënësit, institucionet edukativo-arsimore dhe institucionet qendrore e lokale, në mënyrë që fëmijët të marrin edukim cilësor që në fëmijëri të hershme. Bashkë me Caritas-in Zviceran, kemi punuar në disa komponenta:

1.Më shumë se 300 klasa janë pajisur me inventar dhe lodra druri, dhe, si rezultat, 26,021 fëmijë kanë përfituar nga qasja në edukimin e përmirësuar parafillor.

2.Trajnuam dhe përkrahëm më shumë se 700 edukatorë në pasurimin e klasave të tyre me aktivitete praktike dhe metodologji bashkëkohore.

3.Ndërsa si ministri po mbështesim fëmijët në moshën e hershme.

4.Me ligjin e ri, edukimi parafillor bëhet i obligueshëm

5.Kemi finalizuar udhëzuesin për ushqyeshmëri të shëndetshme.

6.Është krijuar Platforma Online “Edukimi në Distancë”, me mbi 200,000 përdorues dhe mbi 1200 aktivitete ditore, të cilat janë prezantuar edhe në gjuhët e komuniteteve.

Për Qeverinë tonë një ndër prioritetit është rritja e përfshirjes së fëmijëve në edukimin e hershëm, ndërtimin e çerdheve të reja dhe krijimin e ambienteve të përshtatshme për të mundësuar edukimin e hershëm të fëmijëve në kushtet sa më cilësore.

Do të sigurohemi që secili fëmijë në Kosovë të ketë qasje në këto institicione të rëndësishme për zhvillimin e tyre sepse, secili fëmijë ka të drejtë për edukim cilësor”, ka thënë ajo .

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika