Rrugët “problematike” në sezonin veror, Dedaj: Mungojnë rrugët alternative dhe menaxhimi i mirëfilltë

Eksperti i komunikacionit, Nol Dedaj "Rreth e Rrotull"

Ardhja e mërgimtarëve në vendin e tyre, bënë që 3 muajt e verës rrugët të jenë më të ngarkuara, e gjithë kjo për shkak të fluksit të madh të automjeteve të shtuara.

Eksperti i komunikacionit, Nol Dedaj thotë se në sezonën verore shtohen hiç më pak se rreth 50 mijë vetura.

“Sezona verore muaji qershor korrik dhe gusht janë më të ngarkuara, ku hiç më pak se reth 50 mijë automjete na shtohen dhe kjo është njëri prej elementeve kryesore që ne na vështirësohet qarkullimi i automjeteve,” tha Dedaj në emisionin “Rreth e Rrotull”.

Ndërsa, Dedaj thotë se për tejkalimet që bëhen nga drejtuesit e automjeteve që “nuk iu pritet”  kjo është një ndër arsyet se pse ndodhin aksidentet e shtohet numri për këta tre muaj.

Dedaj shton se nëse do të kishte rrugë që lidhen me autostradën dhe lidhja me rrugë nacionale do i kishte shkarkuar shumicën e qyteteve nga ngarkimi i komunikacionit.

“Mungon menaxhimi i mirëfilltë, mungojnë rrugët alternative, edhe pse i kemi rrugët alternative por de facto qendra e qytetit është e tmerrshme për shkak të mungesës së lidhjes me autostradën dhe lidhja me rrugë nacionale që e kishin shkarku shumicën e qyteteve e pastaj ndodhin këto nervoza të tejkalimeve.”

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika