Në gjendje të rëndë 16 vjeçari që u qëllua nga zyrtari policor aksidentalisht

Një zyrtar policor me armën e tij zyrtare ka qëlluar aksidentalisht tezakun e tij 16 vjeçar, i njëjti është në gjendje të rëndë në QKUK, kurse zyrtari policor që është arrestuar nga IPK, i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Në këtë lagje të fshatit Dubravë të Istogut, një 16 vjeçar mbeti rëndë i plagosur në kokë nga tezaku i tij.

Ky i fundit, 19 vjeçar, pjesëtar i Policisë së Kosovës në gjeneratën e fundit, u arrestua menjëherë nga Inspektorati Policor.

Kurse 16 vjeçari u dërgua me urgjencë për në Spitalin e Pejës, e pastaj në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Nga kjo qendër nuk pranuan të flasin gjatë tërë ditës, veçse me anë të një komunikate treguan që pas përfundimit të operacionit i njëjti është dërguar në kujdes intensiv.

Familjarët thanë se rasti ka ndodhur aksidentalisht, dhe se raportet mes tyre ishin shumë të mira.

Përkundër kësaj, Prokuroria e Pejës rastin e ka cilësuar si vrasje në tentativë.

“Mbramë dikur pas mesante, ka ndodh një rast, e cila është kualifikuar fillimisht nga ana e prokurorisë si vrasje, dhe nga rasti që i kemi marrë veprimet fillestare, të natyres urgjente, kemi siguruar informacionet bazë që ka ndodh nje vrasje në tentativë, në fakt që viktima i moshës 16 vjeçare është në trajtim”, ka thënë prokurorja Lumturije Vuçetaj.

Vuçetaj jep detaje se si besohet se ka ndodhur rasti.

“Në vendin e ngjarjës e kemi konstatu që ka pas dëshmitarë, kanë qenë në vendin ku ka ndod rasti, vëllai i kryerjës së veprës penale, poashtu edhe vëllai i viktimës, po ashtu edhe një person tjetër që është në fqinjësi aty që me të dëgjujar krismën të shtënën gjegjësisht dhe ka shkuar në vendin e ngjarjës, dhe nga aty kemi siguruar informatat fillestare nga të njejtit se si ka ndodh dhe si ka ardhur deri tek rasti”, ka shtuar Vuçetaj.

Nga policia në Pejë thanë që nuk kanë kompetenca në lidhje me ketë rast meqë në të është i përfshirë një zyrtar policor, andaj kalon në tërësi nën kompetencat e Inspektoratit Policor të Kosovës.

Edhe këta të fundit për rastin informuan përmes një komunikate ku thanë se kanë suspenduar nga puna 19 vjeçarin.

Bazuar në hetimet preliminare fillestare dyshohet se rasti ka ndodhur në shtëpinë e zyrtarit policor i cili deri në këtë fazë të hetimit dyshohet se aksidentalisht ka shkrepur armën zyrtare.

Pas arrestimit, ai është ndaluar për 48 orë dhe Inspektorati e ka suspenduar të njëjtin nga detyra. Prokuroria ende nuk ka bërë kërkesën për masën e sigurisë ndaj tij.

Shija e redaktorit

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Të fundit nga rubrika