Nëna e Faton Hajrizit rrëfen çfarë i kishte ndodhur djalit të saj në burgun e Mitrovcës

Shehrije Hajrizi ka rrëfyer përvojat e djalin Faton Hajrizi gjatë kohës që ai qëndroi në burgun e Mitrovicës. Faton, në moshën 15-vjeçare

Shehrije Hajrizi, nëna e Faton Hajrizit, ka rrëfyer për përjetimet që, sipas saj, i kanë ndodhur djalit të saj derisa ka qenë në burgun e Mitrovicës si 15-vjeçar, pasi e kishte vrarë një ushtar rus.

Ajo ka thënë së vetë Fatoni i ka rrëfyer se si njëherë i janë futur katër persona në qeli dhe si e ka mbrojtur veten.

“Kur ka ardhë në vikend. Ma ka tregu një rast. Tha m’i kanë shti katër veta në dhomë. Për mos me ndodhë qajo, i kam pre durt. Kjo ka ndodhë në vitin 2000. E ka mbrojtë veten me qat pasqyrë, i ka pre durt e veta”, ka treguar nëna e Faton Hajrizit në një intervistë në “T7”.

Më pas, ajo përmend edhe një rast tjetër, kur thotë se djali i saj është vënë në dijeni nga një pastruese që të mos e hajë ushqimin në burg, meqë kanë dashur ta helmojnë.

“Ajo e ka lajmëru, mos e ha ushqimin se janë tu dashtë me të helmu. Në atë kohë na kanë lanë me i cu do keksa do sene. Ajo pastruesja i ka thanë mos e ha këto dy ditë ushqimin se janë tu dashtë me të helmu. Aty u kanë e mundshme çdo sen me i ndodhë”, ka thënë ndër të tjera.

Hajrizi para më shume se një javë është arratisur – për herë të nëntë – nga Qendra Korrektuese e Smrekonicës.

Shija e redaktorit

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Të fundit nga rubrika