Zelenskyy takohet me Ramën dhe Abazoviq

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy ka pritur në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq, takim për të cilin ka thënë se është një manifestim i rëndësishëm i mbështetjes së popullit ukrainas

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, të mërkurën e 15 qershorit, është takuar me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, dhe kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq.

Lajmin e ka bërë të ditur Zelenskyy me anë të një postimi në Facebook.

“Partnerët ndërkombëtarë vazhdojnë të vijnë në Ukrainë. Dhe ky është një manifestim i rëndësishëm i mbështetjes së popullit tonë. Sot takohem me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq”, ka shkruar Zelenskyy.

Sipas agjendës, të tre liderët do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.

Vizita e krerëve ballkanikë do të vijojë me takimin e kryeministrit të Ukrainës, Denys Shmyhal, dhe kryebashkiakut të Kievit, Vitali Klitschko.

Nuk do të mungojë as edhe një intervistë ekskluzive me “NewYork Times”.

Rama dhe Abazoviq mbërrijnë në Kiev – pas mesditës do të takohen me presidentin dhe kryeministrin e Ukrainës

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika