ZPS-ja dorëzon aktakuzën ndaj Isni Kilajt

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar kundër Isni Kilaj, ish-komandant i UÇK-së, i cili u arrestua në nëntor për pengim të drejtësisë. Aktakuza e re ende nuk është bërë publike

Isni Kilaj

Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) ka njoftuar se ka dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar kundër Isni Kilaj, ish-komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Kilaj, i cili u arrestua në nëntor të vitit të kaluar nën akuzat për pengim të drejtësisë, është liruar nën kushte të rrepta në maj, por ka mbetur nën hetim. Në atë kohë, lirimi i tij kërkoi një garanci financiare prej 30 mijë eurosh.

Arrestimi i Kilajt dhe ndalimi i tij në objektin e Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, më 3 nëntor të vitit të kaluar, pasoi akuzat për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë.

Sipas ZPS-së, Kilaj përballet gjithashtu me akuza për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrës zyrtare dhe shkelje të sekretit të procedurave.

“Në vazhdim të njoftimit të mëparshëm lidhur me çështjen Kilaj në muajin maj, më 18 korrik ZSP-ja ka njoftuar publikisht Gjykatësen e Procedurës Paraprake se ka dorëzuar aktakuzën e ndryshuar kundër Isni Kilaht”, thuhet në njoftim.

 

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika