Abrashi kërkon që FBI ta hetojë vrasjen e Faton Hajrizit

Artan Abrashi, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, ka kërkuar një hetim ndërkombëtar nga FBI për vrasjen e Faton Hajrizit nga forcat policore serbe.

Artan Abrashi, deputet i LVV

Deputeti i partisë më pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, ka kërkuar që Byrrja Federale e Hetimit (FBI) ta hetojë vrasjen e Faton Hajrizit nga forcat policore serbe, pas vrasjes së një polici serb në Serbi.

Abrashi, përmes një postimi në Facebook, theksoi se një strukturë policore ndërkombëtare, siç është Byroja Federale e Hetimit (FBI) ose Scotland Yard, do të ishte e përshtatshme për të kryer hetimin.

“Ajo çfarë kërkoi ministrja Haxhiu është përveçse e drejtë edhe shumë e nevojshme. Duhet një hetim ndërkombëtar për rastin e fundit që ndodhi në Serbi me vrasjen e Policit pastaj edhe të Faton Hajrizit. Këtë hetim do të ishte mirë ta bënte një strukturë policore ndërkombëtare siç mund të jetë FBI, Scotland Yard e të tilla të kësaj kategorie”, ka shkruar Abrashi në Facebook.

Edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar për herë të parë pas raportimit për vrasjen e Faton Hajrizit, i cili u arratis nga Burgu i Smrekronicës me 6 korrik dhe i dënuar për disa vepra të rënda kriminale.

Sipas Haxhiut nevojitet një hetim edhe për aktet sistematike të nxitjes e cytjes, organizimit e bashkëorganizimit, të arratisjes së të burgosurve, paraburgosurve e të të kërkuarve nga drejtësia në Kosovë, në territorin e Serbisë.

“Informacionet këto ditë ishin kundërthënëse, andaj nuk mund ta dijmë me siguri, se a është ai njëmend i vrarë dhe nëse po, a është vrarë në territorin e Serbisë apo të Republikës Serbe në Bosnje dhe Hercegovinë, përfshirë detajet tjera të rëndësishme e të nevojshme për hetim. Domosdo nevojitet hetim i gjerë e i thellë, për të zbardhur të vërtetën e këtij rasti. Një hetim vendor dhe ndërkombëtar është i domosdoshëm që të hetojë aktet sistematike të nxitjes e cytjes, organizimit e bashkëorganizimit  të arratisjes së të burgosurve, paraburgosurve e të të kërkuarve nga drejtësia në Kosovë, në territorin e Serbisë, dhe krijimin atje të një ambienti mburojë ndaj pandëshkueshmërisë e ndjekjes penale të kriminelëve nga organet e Republikës së Kosovës. Si ministre e drejtësisë, ofroj bashkëpunimin e plotë të shtetit tonë në këtë drejtim”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika