Ambasadori i Shqipërisë në OKB, thumbon Rusinë me fjalimin e tij

Ambasadori shqiptar, Ferit Hoxha, gjatë fjalës së tij në Këshillin e Sigurimit në OKB, në të cilin ka folur për mbajtjen e përgjegjësisë për krimet e luftës, i ka kthyer kthyer përgjigje Rusisë duke i thënë "Haradinaj u përball me drejtësinë dhe ka fituar, a do ta bëni edhe ju të njëjtën gjë?"

Të martën e 14 qershorit, ambasadori i Shqipërisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara(OKB), Ferit Hoxha, gjatë fjalës së tij në Këshillin e Sigurimit në OKB, ku ka folur për mbajtjen e përgjegjësisë për krimet e luftës, i ka kthyer kthyer përgjigje Rusisë për të cilën ai thotë se ka përmendur ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Ai këtë e ka ritheksuar edhe përmes një postimi në Twitter.

Hoxha ka thënë se Haradinaj, i cili është përmendur konkretisht, është gjykuar dhe liruar dy herë si i pafajshëm.

“Ai nuk u fsheh, dha dorëheqjen nga posti i kryeministrit, është vënë në dispozicion të drejtësisë, është përballur me faktet, është shpallur i pafajshëm dhe doli i lirë”, ka shtuar ambasadori shqiptar.

“A do të bëjnë të njëjtën gjë ushtarët dhe politikanët rusë fajtorë për një krim agresioni dhe krime të tjera të rënda?”, ka shtuar Hoxha.

“ICTY (Tribunali Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë), ka bërë hetimet në Shqipëri, haptas, lirisht dhe nuk gjeti asgjë, dua të them asgjë, për të vërtetuar ndonjë nga akuzat”.

“As atëherë, as më vonë, as tani, as kurrë, për arsyen shumë të thjeshtë se akuzat ishin ndërtuar mbi asgjë”, ka përmbyllur fjalën e tij Hoxha.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika