Murati: Për veteranët e vërtetë, pensioni 170 nuk është i dinjitetshëm

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se duhet të ketë pastrim të listave të veteranëve të luftës, që të dallohet se kush ka luftuar vërtet për lirinë e vendit. Sipas tij, fryerja e këtyre listave ka ardhur si pasojë e ndikimit politik

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se ka veteranë që nuk e dinë se ka ndodhur shkëputja e veteranëve prej ligjit bazik qysh nga viti 2017, sepse sipas tij, edhe atëherë do të bënin protesta.

I ftuar në Debat Plus, Murati ka thënë se ka veteranë të atillë që në këtë situatë të krijuar janë gjendur si pasojë e mungesës së informacioneve.

Sipas tij, duhet të ketë pastrim të listave që të dallohet vërtet kush ka luftuar për lirinë e vendit.

“Ne jemi të interesuar, të pastrohen listat fillimisht, dhe të kishte qasje shkencore dhe historike për këtë punë, jo vetëm të lihet në vendimmarrjen e disa personave, që është lënë te politika, dhe janë fryer listat”, ka thënë Murati.

Sipas tij, politika është ajo që ka ndikuar deri më tani që të ketë fryerje të listave.

“Per këta veteranët e vërtetë, synimi është të krijojmë vende të reja pune, të mendojmë edhe për gjeneratat e reja, t’iu ofrojmë bursa universitare, e jo t’iu japim vetëm pensione”, ka thënë Murati.

Murati: Nëpërmjet veteranëve, Qeveritë e kaluara kanë përfituar vota

Sipas tij, vetëm per shkak të votave, Qeveritë e kaluara kanë bërë premtime elektorale vetëm që të kenë mbështetjen e veteranëve, e si shkëmbim kanë marrë një trajtim jo të mirë, një vlerë 170 euro.

Ai ka thënë që Qeveritë e kaluara, kanë trajtuar në mënyrë jo të dinjitetshme veteranët e luftës.

“Këtë katandisje të veteranëve nuk e kemi sjellë ne, e kemi gjetë ketë gjendje. Ne po kërkojmë mirëkuptim t’i zgjidhim problemet një nga një, sepse ka probleme”, ka shtuar Murati.

Ndërsa analisti Visar Ymeri, ka thënë se veteranët nuk do të marrin më shumë deri në një projekt të ri për skemat sociale, sepse sipas tij, ende është në fuqi ligji bazik për pagën minimale.

Visar Ymeri, analist dhe ministri i Financave, Hekuran Murati

Murati: Është për keqardhje që “Sunny Hill” nuk mbahet në Prishtinë

Ndërsa për festivalin Sunny Hill, i cili është zhvendosur në Tiranë, ka thënë se është keqardhje për Kosovën, sepse ky festival është identifikuar me qytetin e Prishtinës.

“Po të kishte vullnet të mbahej festivali në Prishtinë, do të kishte kushte për tu mbajtur, po nëse ka marrëveshje të mëhershme, nuk e di, nuk jam adekuat për këtë çështje”, ka thënë Murati.

Sipas tij, ky festival do të mund të mbahej edhe pa këtë tokë.

“Nuk kanë munguar parakushtet, të njëjtat kushte e vitit të kaluar, kanë qenë edhe tash, vullnet ka pasur për tu plotësuar kushtet dhe për tu dhënë mbështetja e nevojshme”, ka theksuar ai.

Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika