Vdes 16-vjeçari që u plagos nga polici në Dubravë të Istogut

Policia e Kosovës

Ka vdekur 16-vjeçari i cili ishte plagosur nga familjari i tij, pjesëtar i policisë, F.H në Dubravë të Istogut.

Këtë e ka konfirmuar për Portalin Dukagjini, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.

“Ka ndërruar jetë viktima. Prokurori i Shtetit ka urdhëruar të bëhet obduksioni”, tha Nikçi.

Polici i suspenduar, i dyshuar për plagosjen e të miturit në Istog, dyshohet se veprën penale e kreu teksa ishte në uniformë zyrtare, duke u bërë gati për të filluar orarin e punës.

F. H. dyshohet se më datë 15.07.2024 në 23:35h ka shkrepur armën zyrtare, e cila e ka goditur në kokë viktimën, familjarin e tij të mitur 16-vjeçar.

Për këtë veprim, ai tashmë po dyshohet për kryerje të veprës penale vrasje e rëndë në tentativë.

Shija e redaktorit

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Të fundit nga rubrika