Kurti: Ndërtesa e Qeverisë u ndriçua me emrat e 23 policëve të Kosovës të rënë në kryerje të detyrës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se ndërtesa e qeverisë mbrëmë është ndriçuar me emrat e 23 pjesëtarëve të Policisë së Kosovës që kanë rënë gjatë kryerjes së detyrës.

Shefi i ekzekutivit ka thënë se policëve të rënë në kryerje të detyrës u takon lavdia e përjetshme, ndërsa “neve shërbimi i përditshëm”.

“Në shënim të Ditës Memoriale të Policëve të Rënë në Kryerje të Detyrës, mbrëmë ndërtesa e Qeverisë u ndriçua me emrat e 23 heronjve të ditëve tona, që dëshmuan përkushtimin për rend dhe ligj deri në sakrificë.  Atyre u takon lavdia e përjetshme, neve shërbimi i përditshëm”, ka thënë Kurti.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika