Osmani në Paris, takon Dukën e Madh dhe Dukeshën e Luksemburgut

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e shoqëruar nga bashkëshorti i saj Prindon Sadriu, kanë zhvilluar takim sot në Paris me Dukën e Madh Henri dhe Dukeshën e Madhe Maria Teresa të Luksemburgut.

Në këtë takim ata kanë diskutuar për të mbijetuarit e dhunës seksuale të kohës së luftës.

“Duke bashkuar forcat, ne synojmë të përforcojmë zërat e të mbijetuarve dhe të forcojmë luftën tonë kolektive për drejtësi”, shkroi Osmani në platformën X.

Presidentja Osmani po qëndron në Paris për të përcjellë nga afër pjesëmarrjen e ekipit olimpik të Kosovës në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika