Arrestohet një person, shtiu me armë në aheng familjar në Gjilan

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person, si i dyshuar për gjuajtje me armë zjarri gjatë një ahengu familjar në Gjilan.

Policia përmes një komunikatë për media deklaroi se tek i dyshuari janë konfiskuar një armë e llojit ES Ecol dhe 11 gëzhoja të kalibrit 9milimetër.

“Me urdhër të Prokurorit të Shteti i dyshuari është ndalur në mbajtje për 48 orë dhe do të ngritët kallëzim penal për veprat penale ,,Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ dhe ‘’Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’’, vijon njoftimi.

Sipas njoftimit, i dyshuari B.J. është arrestuar të dielën dhe i është konfiskuar një armë e llojit ES Ecol me 11 gëzhoja.

Policia njoftoi se i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë dhe rasti është iniciuar si “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paaautorizuar i armëve” dhe “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Drejtoria e Policisë së Kosovës në Gjilan i ka ftuar qytetarët që të mos përdorin armë në ahengje familjare.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika