Dy të vdekur dhe 16 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë, ka raportuar dy persona të vdekur dhe 16 persona të infektuar nga COVID-19.

Numri i të infektuarve vjen nga 830 mostra të marra nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar, gjithsej, 76 persona.

Raste aktive me COVID-19, janë, gjithsej, 597.

Brenda 24 orëve të fundit, në Kosovë janë vaksinuar 15 persona kundër Coronavirusit.

Ndërkaq, 901 mijë e 304 persona janë vaksinuar me dozën e parë, teksa numri i të vaksinuarve me të dy dozat ka arritur në 820 mijë e 020.

Ndryshe, numri i marrjes së dovaze të treta apo përforcuese ka arritur në 99 mijë e 787.

Janë një milion e 821 mijë e 268 doza të administruara në total.

Një ditë më parë, më 27 mars, në Kosovë asnjë person nuk e ka humbur jetën nga Coronavirusi.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika