Infantino mirëpret Osmanin në zyrën e FIFA-s: Ishte privilegj, diskutuam për futbollin e Kosovës

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino ka njoftuar se ka mirëpritur Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, në zyrën e FIFA-s në Paris

Presidenti i FIFA-së, Gianni Infantino, është takuar në Francë me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin, me të cilën së bashku kanë diskutuar edhe për zhvillimin e futbollit në Kosovë, derisa ka thënë se ishte ndier i privilegjuar që është takuar me të parën e Republikës së Kosovës.

Infantino, përmes një postimi në rrjetin social “Instagram”, ka thënë se ky është takimi i dytë i tij me presidenten Osmani.

“Ishte privilegj të mirëpresim presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në zyrën e FIFA-s në Paris. Më parë kam pasur nderin të takoj Dr. Osmanin gjatë vizitës sime në vendin e saj të bukur në vitin 2022, dhe kjo ishte një mundësi e shkëlqyer për të vazhduar ato diskutime”, ka thënë kreu i FIFA-së.

Ai ka shtuar se Federata e Futbollit të Kosovës [FFK] e ka shfrytëzuar shumë mirë mbështetjen e FIFA-së për përmirësimin e infrastrukturës së futbollit në Kosovë.

“Ne folëm se si futbolli mund t’i bashkojë njerëzit dhe kemi parë planet për të vazhduar përmirësimin e infrastrukturës sportive në Kosovë, e cila do të mbështesë lojtarët e rinj të talentuar të vendit në realizimin e potencialit të tyre. Federata e Futbollit të Kosovës e ka shfrytëzuar shkëlqyeshëm programin FIFA Forward dhe Dr Osmani e kupton qartë rëndësinë e mbështetjes së qeverisë në zhvillimin e futbollit për t’u ofruar më shumë mundësi vajzave dhe djemve për të luajtur sportin tonë të mrekullueshëm”, ka shkruar në rrjetet sociale Infantino.

Shija e redaktorit

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Të fundit nga rubrika