Arrestohet një person në Podujevë, gjuajti me AK-47 në drejtim të derrave që ia dëmtuan misrin

Ilustrim

Një i dyshuar është arrestuar për armëmbajtje pa leje në Dumnicë të Poshtme të Podujevës.

Sipas raportit 24-oërsh të Policisë, ai dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të disa derrave të cilët ia kishin dëmtuar misrin.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi i njëjti ka shtënë me armë zjarri në drejtim të disa derrave të egër të cilët ia kishin dëmtuar misrin. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar katër gëzhoja, si dhe një armë AK-47 së bashku me një karikator. Me vendim të prokurorit, i dyshuari lirohet dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika