Ministria e Financave dhe KEK-u nënshkruajnë dy marrëveshje për projektin për energji solare

Ministri i Financave, Hekuran Murati dhe kryeshefi Ekzekutiv i KEK-ut, të premten kanë nënshkruar dy marrëveshje me vlerë totale mbi 60 milionë euro për financimin e projektit të energjisë solare

Ministri i Financave, Hekuran Murati dhe kryeshefi Ekzekutiv i KEK-ut.

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), kanë nënshkruar dy marrëveshje me vlerë totale mbi 60 milionë euro për financimin e projektit të energjisë solare (Solar4Kosovo).

“Ky projekt parasheh ndërtimin e një impianti fotovoltaik diellor me kapacitet të instaluar deri në 100 MW, që do të prodhojë rreth 152 GWh energji në vit. Synimi kryesor është rritja e prodhimit të energjisë nga burimet e ripërtëritshme dhe ulja e ndikimit në ambient nga prodhimi i energjisë elektrike në Kosovë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Siç thuhet në njoftimin e Ministrisë, marrëveshjet janë nënshkruar nga ministri i Financave, Hekuran Murati dhe kryeshefi ekzekutiv i Korporatës Energjetike të Kosovës, Bekir Gërguri.

Ndërsa, pjesë e projektit thuhet se është instalimi i paneleve solare në fushat e ish-deponisë së hirit të KEK-ut, afër termocentraleve.

“Para instalimit, rreth 150 hektarë të ish-deponisë së hirit në afërsi të Kosova A dhe deponisë së hirit ‘Dragodan’ do të rivitalizohen. Përveç kapacitetit të shtuar për prodhimin e energjisë elektrike, ky projekt do të ndihmojë KEK-un në rritjen e nivelit të menaxhimit të burimeve të energjisë, si dhe në zhvillimin e kapaciteteve për investime në burime të diversifikuara të energjisë në të ardhmen”, thuhet tutje në njoftim.

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika