Pas 36 viteve Kanada kualifikohet në Kampionatin Botëror

Me fitoren katër me zero ndaj Xhamajkës  përfaqësuesja e Kanadës ka siguruar kualifikimin në Kampionatin Botëror 2022 që do të mbahet në shtetin e Katarit.

Me këtë fitore kanadezët kanë arritur të sigurojnë një nga tre vendet e para në tabelë, gjë që i siguron atyre një vend të sigurt për të qenë pjesëmarrës në botërorin e këtij viti.

Hera e fundit kur Kanada u kualifikua në garat e Kampionatit Botëror, ishte viti 1986, në atë kohë kjo garë po mbahej në Meksikë. Kanada përfundoi e fundit në grup, me asnjë gol të shënuar.

Pjesa e parë e lojës mes Kanadës e Xhamajkës, përfundoi me rezultat dy me zero. Ishte Cyle Larin dhe Tajon Buchanan të cilët shënuan nga një gol, teksa rezultatin përfundimtar e vulosën goli i Junior Hoilett dhe autogoli i Adrian Mariappa.

Trajneri i kanadezëve, John Herdman, pas lojës u shpreh se askush nuk kishte besuar që mund ta arrinte këtë kualifikim.

“Kur e morra drejtimin e ekipit dhe  thashë ‘Do të kualifikohemi në Kampionatin Botëror’, nuk mendoj që dikush e besoi këtë. Jam shumë i lumtur për ta sepse të gjithë këta tifozë kanë pritur e pritur dhe pritur, dhe kanë qëndruar me ne- dhe ne tash po shkojmë”, tha trajneri i Kanadës.

Teksa shtoi se me të drejtë askush nuk ka besuar në ta, sepse sipas tij ata nuk i kanë dhënë arsye kanadezëve që të besojnë.

Ai më tej bëri thirrje që të unifikohen të gjithë kanadezët që të jenë edhe më të fortë.

Kanada prin në renditjen tabelare me 28 pikë, pasuar nga Amerika dhe Meksika, që ndajnë pikët e njëjta me nga 25.

Nga trembëdhjetë lojë të luajtura, Kanada ka siguruar tetë fitore, katër barazime dhe një humbje.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika