Haradinaj e quan përçarës Kurtin, LVV pret të e fitojë edhe një mandat

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Përçarës të shqiptarëve në Luginë e ka quajtur kryeministrin Albin Kurti, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Haradinaj ka renditur një varg kritikash ndaj qeverisë, duke filluar nga mospërfshirje të veteranëve në Pagën Minimale e për përfshirjen në zgjedhjet e Maqedonisë së Veriut, deri tek raportet me ndërkombëtarët.

“Të gjitha këto janë agjendë e Kurtit, ai nuk punon për Kosovën për interesat e Kosovës, kam deklaruar se ai është i rekrutuar nga Serbia, ai e kamuflon me një lloj patriotizmi të fitoreve ditore, por ia hup Kosovës fitoret strategjike. Ju e shihi se nuk jemi afër NATO-s, kanë kaluar katër vite dhe nuk kemi asnjë njohje, se kemi forcuar statusin tonë ndërkombëtar, por jo vetëm kaq sot ne jemi të dënuar me sanksione nga BE-ja në vend që të ishte Serbia edhe pas sulmit në Banjskë,” ka thënë Haradinaj.

Kreu i AAK-së ka thënë se si shkak i qeverisë së Albi Kurtit, partnerët ndërkombëtar e kanë humbur besimin.“Qeveria e Kurtit është dëshmia se sa keq i ka ardh puna Kosovës, edhe në planin social ekonomik të brendshëm edhe në planet e sigurisë. E në planet e jashtme edhe më keq, e kemi humbur besimin e partnerëve tonë deri në ndëshkim.

Derisa, kritikat ndaj qeverise nga partitë opozitare janë të vazhdueshme, deputet të Levizjes Vetëvendsoje shprehen të bindur se në zgjedhjet e ardhshme partia që ata përfaqësojnë do t’i fitojë mbi 50 për qind të votave.
“Presim fitore absolute, mbi 50 për qind të Lëvizjes Vetëvendosje, nuk po e them vetëm që jam pjesë e këtij subjektit, por po e thonë të gjitha sondazhet ndërkombëtare dhe vendore, e kemi parë edhe pulsin publik të UNDP-së i cili tregon për besueshmërinë e liderëve kosovarë. Në të gjitha raportet të cilat janë vendore VV del me 47 për qind pa mërgatën pres një fitore bindëse dhe më të madhe sesa në vitin 2021,” ka thënë deputeti i LVV-së, Mefail Bajqinovci.

Zgjedhjet e ardhshme në Kosovë pritet të mbahen vitin e ardhshëm, derisa së fundmi presidentja Vjosa Osmani ftoi në takim të gjithë krerët e partive politike për t’u dakorduar për datën e mundshme të zgjedhjeve.

Shija e redaktorit

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Të fundit nga rubrika