Haxhiu takon homologun e saj nga Maqedonia e Veriut

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, është takuar me homologun e saj nga Maqedonia, Igor Filkov.

Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu ka shkruar se janë dakorduar për një takim pune të përbashkët në mes të dy ministrive në shtator, për të vazhduar diskutimin dhe veprimet në çështjet e interesit të përbashkët.

“Gjatë vizitës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, zhvillova takim me Ministrin e ri të Drejtësisë, Igor Filkov, me të cilin u dakorduam për një takim pune të përbashkët mes dy ministrive në shtator për të vazhduar diskutimin dhe veprimet në çështjet e interesit të përbashkët dhe me qëllim të fuqizimit të bashkëpunimit. I ofrova mbështetjen time në adresimin e prioriteteve që lidhen me sundimin e ligjit,” ka shkruar Haxhiu.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika