Vritet një 57-vjeçar dhe plagoset një i mitur, përleshja dyshohet se nisi nga Tik Toku

Një 57 vjeçar ka mbetur i vdekur si pasojë e plagëve të marra me thikë, nga bashkëfshatarë të tij në Zllakuqan të Lipjanit. Vrasjes dyshohet se i parapriu një mosmarrëveshje mes fëmijëve që nisi në TIK TOK. Dy të dyshuar për këtë rast tashmë janë arrestuar

Mosmarrëveshjet disa fëmijë që i patën në rrjete sociale dolën t’i zgjidhin përballë.

Por, përleshja kaloi në dhunë fizike, e me përdorim të mjeteve të mprehta, ku si pasojë e plagëve një 57 vjeçar vdiq e një tjetër mbeti i plagosur.

Familjarët e viktimës nuk deshën të flasin para kamerës, meqë thanë se nuk kanë qenë të pranishëm kur ka ndodhur rasti, ndërkohë që thanë se motivi dyshohet të ketë qenë një mosmarrëveshje e disa të rinjve e nisur në Tik Tok e që ka vazhduar tek personat e moshës madhore.

Ata tutje thanë se me të dyshuarit nuk kishin asnjë lidhje gjaku vetëm se jetonin në të njëjtin fshat dhe se i dyshuari kryesor S.K kishte qenë problematik edhe në të kaluarën.

Në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Magurë 57 vjeçarin e kishin dërguar familjarët por kur kishte arritur atje kishte qenë pa shenja jete.

Ndërkohë, që në vendin e ngjarjes në fshatin Zllakoqan të Lipjanit ishin të gjitha njësitet e policisë e të prokurorisë, ku edhe kanë arrestuar dy të dyshuarit.

“Rreth orës 13:00, policia ka marrë informatën për një vrasje  që ka ndodhë  në fshatin Zllakuqan të Lipjanit. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes  dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në informacionet e para janë ngritur dyshimet se një mosmarrëveshje mes disa personave ka rezultuar me plagosjen e  rëndë të dy personave, dyshohet me mjet të mprehtë thikë. Njëri nga personat e lënduar ka vdekur, ndërsa i lënduari tjetër është dërguar për tretman mjekësor. Vdekjen e viktimës mashkull, rreth 57 vjeç, e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKMF në Magure. Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin  veprimet hetimore për për ndriçimin e plotë të rastit,ndërkohë që dy persona të dyshuar janë arrestuar.”

Në lidhje me hetimet për këtë rast nuk janë përgjigjur nga Prokuroria Themelore në Prishtinë.

Një i vdekur e një i therur me thikë në Zllakuqan të Lipjanit, arrestohen dy të dyshuar

Shija e redaktorit

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Të fundit nga rubrika