Një i vdekur e një i therur me thikë në Zllakuqan të Lipjanit, arrestohen dy të dyshuar

Një 57-të vjeçar ka mbetur i vdekur dhe një tjetër është plagosur nga therja me thikë në Zllakuqan të Lipjanit. Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e PK-së, Flora Ahmeti, e cila ka shtuar se janë arrestuar edhe dy të dyshuar

Një person ka vdekur dhe një tjetër është lënduar me thikë në Zllakuqan të Lipjanit. Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka deklaruar se po ashtu lidhur me ngjarjen janë arrestuar edhe dy persona si të dyshuar.

Ahmeti theksoi se bazuar në informacionet e para janë ngritur dyshimet se pas një mosmarrëveshjeje mes disa personave ka rezultuar me plagosjen e rëndë të dy personave, dyshohet me mjet të mprehtë thikë.

“Rreth orës 13:00, policia ka marrë informatën për një vrasje  që ka ndodhë në fshatin Zllakuqan të Lipjanit. Menjëherë pas marrjes së informatës, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, ka vijuar Ahmeti.

Ahmeti tha se personi i vdekur është rreth moshës 57-vjeçar dhe vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Magure të Lipjanit.

“Bazuar në informacionet e para janë ngritur dyshimet se një mosmarrëveshje mes disa personave ka rezultuar me plagosjen e rëndë të dy personave, dyshohet me mjet të mprehtë thikë. Njëri nga personat e lënduar ka vdekur, ndërsa i lënduari tjetër është dërguar për tretman mjekësor. Vdekjen e viktimës mashkull, rreth 57 vjeç, e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKMF në Magure. Aktualisht, hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin  veprimet hetimore për për ndriçimin e plotë të rastit, ndërkohë që dy persona të dyshuar janë arrestuar”, vijon njoftimi.

 

Shija e redaktorit

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

Të fundit nga rubrika