Kërcënohet zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, pas prononcimeve për përleshjen që dyshohet se u përfshi Noizy

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka dënuar ashpër kërcënimet ndaj Shkodran Nikçit, zëdhënës i Prokurorisë Themelore në Pejë

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka reaguar ndaj kërcënimeve të bëra ndaj Shkodran Nikçit, zëdhënës në Prokurorinë Themelore të Pejës.

Sipas njoftimit, kërcënimet ndaj Nikçit janë rezultat i prononcimeve të tij zyrtare lidhur me veprimet e ndërmarra nga Prokuroria e Shtetit në rastin e rrahjes në një diskotekë në Pejë, ku dyshohet se ishte i përfshirë edhe shtetasi shqiptar Rigels Rajku, i njohur si “Noizy”.

“Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit dënon kërcënimin që i është bërë zyrtarit të Lartë për Komunikim me Publikun në Prokurorinë Themelore të Pejës, z.Shkodran Nikçit, të cilat vijnë si rrjedhojë prononcimeve të punës së tij zyrtare lidhur me veprimet e ndërmarra nga Prokurori i Shtetit për rastin e rrahjes në një diskotekë në Pejë, ku ishin të përfshirë shtetas të Republikës së Shqipërisë.

Prokurori i Shtetit, në bashkëpunim me institucionet tjera ligj zbatuese dhe autoritetet shqiptare, do t’i ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore dhe do ta trajtojnë me seriozitet të lartë këtë çështje, në mënyrë që kërcënuesi të përgjigjet sa më parë para drejtësisë”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se Noizy dhe ‘Dj’ i tij Bahtjar Bajraktari është vënë në pranga në Shëngjin nga autoritet shqiptare dhe pritet të ekstradohet para drejtësisë kosovare. Teksa në kërkim nga Policia e Kosovës është shpallur edhe Arkimed Lushaj, i njohur si “Stresi”.

 

 

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika